Ne Shirokë shumë pranë Vilës së Zogut ndodhet dhe Kisha qe i është kushtuar Shën Rrokut, shenjt që tashmë është kthyer në festën tradicionale të Shirokës.
Kisha u ndërtua në vitin 1906 dhe qëndroi ashtu deri në vitet 1967, në këtë vit u shkatërrua edhe fasada e saj, ndërsa faltorja u kthye në punishte.
Me ardhjen e demokracisë kishës iu kthye identiteti duke rindërtuar fasadën, shkallët dhe parmakët. Ndërsa dëmi që i ishte bërë në brendësi nuk u rikthye asnjëherë.
Sot Shiroka ka dhe festën e përvitshme, Festen e Shna Rrokut e cila festohet më 16 gusht.
Legjenda thotë se Shen Rroku ka qenë në Shirokë prandaj kjo zonë lut ç’do vit këtë festë.