Kolë Idromeno, projektuesi i Shkodrës europiane. Shtëpia e “Dan Hasanit”

Arkitektura e ndërtesave ne Shkodër, ka lëne gjurme tek të huajt dekada më parë, por interesi është shume i madh edhe sot, kjo falë arkitektit dhe piktorit Kolë Idromeno.

Shtëpia e njohur si “Shtëpia e Dan Hasanit” është një nder ndërtesat unike më një arkitekture të veçantë që qyteti i Shkodrës ka.

Shtëpia është dy katëshe dhe përbehet nga 12 dhoma, ku në secilin kat ka 6 te tilla, gjithashtu ka dy salla te mëdha dhe daljen kryesore në rrugën e njohur si “Ura Dervishbeg”.

Ka një truall me sipërfaqe 1600 M², 1042 M² ndërtesë duke përfshirë të dy katet dhe papafingon.

Shtëpia u projektua nga Kolë Idromeno dhe u ndërtua ne vitin 1921 nga Dan Hasan Dani. Me ardhjen e regjimit komunist ajo u sekuestrua e me pas në demokraci në vitin 1993 iu kthye familjarëve.

Ndërtesa të tilla të shpallura Monument Kulture vizitohen dhe fotografohen shumë nga turistët e huaj, një ndër këto është dhe kjo shtëpi.

Arkitektura e Kolë Idromenos gjithnjë ka lënë gjurmë në kujtesën e të huajve që e kanë vizituar qytetin. Falë tij, kur të huajt vinin në Shkodrën e pas vitit 1905, e ndjenin se ishin në Europë.

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME