Një shqiptar është arratisur nga burgu i Domokos, në Greqi.
Policia është vënë në kërkim të 48-vjeçarit, anëtar i një organizate kriminale. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm, sipas medieve greke.
I burgosuri ka shfrytëzuar lejen e rregullt që kishte siguruar dhe duhej të kthehej të enjten më 6 tetor në burg. Megjithatë, ai është kujdesur që të mos përmbushë detyrimin e tij, për çka është vënë në dijeni AT Domokou dhe tashmë është klasifikuar si i arratisur.
Sipas LamiaReport, 48-vjeçari u dënua si anëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës dhe armëve, vepra për të cilat u dënua me burgim të përjetshëm.