Gëzuar ditëlindjen Megi Doçi, simboli i futbollit të femrave në Shqipëri

Kur flasim per futbollin e femrave ne Shqiperi, ndonese me nje histori vetem 17 vjeçare, kuptohet qe tashme kemi filluar te krijojme edhe profilet e lojtareve simbol dhe nese duam te veçojme njeren mbi te gjitha, padyshim qe eshte Megi Doçi.

Per te dita e sotme do te jete e veçante sepse feston 26 vjetorin e lindjes dhe padyshim qe kete moment do ta ndaje me te gjithe pjestaret e ekipit te Vllaznise. Sigurisht qe larg familjes se saj, per vete momentin historik ne te cilin ndodhet ekipi shkodran ne prag te sfides me Real Madrid, por vete kjo perballje apo dhe te tjerat ndaj Çelsit dhe PSG, ia rrisin edhe me shume vlerat asaj dhe gjithe futbollisteve te tjera te Vllaznise.

Lojtarja e Vllaznise dhe e kombetares shqiptare po ben mire prej shume vitesh dhe jo me kot, ka fituar gjithçka si ne aspektin individual, ashtu edhe per ne ekipor. Ajo eshte futbollistja te ciles duan t’i ngjajne te gjitha vajzat e vogla qe nisin te merren me kete sport dhe ne fakt nuk gabojne sepse per momentin eshte simboli i kesaj loje ne vendin tone.

E lindur ne Burrel, por prej moshes 12 vjeçare jeton ne Tirane, megjithate “pasaportizimin” e ka ne Shkoder. Ka ardhur ne kete qytet qe ne janar te vitit 2012, pra para 10 vitesh e gjysem dhe vazhdon te jete serish ketu, duke luajtur per Vllaznine, skuadren me te cilen ajo eshte lidhur shume,

Eshte e lidhur shume me qytetin dhe mbi te gjitha me tifozet e zjarrte te kesaj skuadre. Nje futbolliste qe kurre nuk kenaqet me ate çfare ka arritur, por qe sheh vetem perpara. Dhe synimi i rradhes padyshim qe eshte t’i shenoje gol Realit javen qe vjen ne “Loro Boriçi”.

Me 5 janar 2012, Doçi do te linte ekipin Tirana AS dhe do te behej pjese e Ades sepse ishte bindur nga oferta dhe per me teper nga projekti i presidentit Matija dhe ne fakt nuk u zhgenjye. Atehere sapo i kishte mbushur 15 vjeç dhe nuk ngurroi te linte kryeqytetin per te ardhur ne Shkoder ku vazhdon.

Sot pas 10 vitesh ne Shkoder, numri 11 ka fituar 2 tituj kampione me Aden dhe 9 me Vllaznine. Ka fituar edhe 9 Kupa te Shqiperise, dhe eshte kualifikuar bashke me ekipin dy here ne 32 me te mirat te Europes, ndersa sivjet shenuan arritjen historike, kalimin ne fazene e grupeve te Liges se Kampioneve.

Kjo eshte historia e sukseseve te kesaj futbollisteje qe vetem ne kampionatin shqiptar ka shenuar deri tani mbi 500 gola dhe premton te shenoje edhe shume te tjere. Kjo eshte historia e kapitenes se kombetares shqiptare e cila po e udheheq kete ekip nga viti ne vit drejt permiresimit te renditjes se tij ne arenen nderkombetare.

Megi Doçi eshte nje aset i madh i futbollit shqiptar dhe me siguri qe do te kalojne edhe shume vite te tjera qe te vije nje e dyte si ajo.

Marre ne Shkodra sport
Gjergj KOLA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME