Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një video në rrjetet sociale, ka dhënë një mesazh sa politik por edhe komik.
Në këtë video Meta shihet me Nard Ndokën, ku ky i fundit po lahet në pishinë.
“O fitore, o s’ka!”, shkruan mesazhi bashkangjitur videos, ku Meta duket së bashku me kreun e PDK Nard Ndoka.
Ndoka është në pishinë dhe Meta e pyet “çfarë bën mor burrë?”
Ndoka: Ça të bëjmë stërvitje
Meta: I jashtëzakonshëm, po stërvitje për ça o vlla për fitore apo barazim?
Ndoka: Stërvitje për energji
Meta: Hajde forca, fitore Nardi forca.
@tiktokulirise