Kryeministri Edi Rama njihet për batutat dhe shakatë që bën me homologët e tij.
I tillë është veprimi i fundit në Berlin, ku Rama ka surprizuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Dy liderët shkuan në Berlin, në kuadër të kongresit të partive progresiste europiane.
Në videon e postuar nga kryeministri në Tik Tok, duket momenti kur Rama shkon nga pas homologut të tij për ti mbyllur sytë.
Rama e pyet: Gjeje kush jam unë?
Me sa duket të pranishmit atje i kanë “pëshpëritur” në vesh Kurtit se kush ndodhej pas tij.
E për pasojë mes batutash Rama u përgjigj: Duhet të më kishe gjetur vetë more jo me spiuna.
Dy liderët u përqafuan me njëri-tjetrin, me Kurtin që i prezantoi Ramës një person (i cili nuk duket në video) me të cilin njihej prej periudhës .
“Ky më njeh mua prej burgut”, i tha Kurti Ramës.