Ambasadorja amerikane Yuri Kim, fundjavën që shkoi e kaloi në qytetin e bukur të Shkodrës, pak larg situatës së nxehtë të politikës në Tiranë.
Diplomatja u pa në një restorant, teksa nën tingujt e muzikës ikonike shkodrane, këndonte e konsumonte darkë.
Pas lajmeve të publikuara në rrjet, ambasadorja amerikane ka reaguar pak më parë në një postim në Twitter, ku ‘konfirmon’ se i do këngët e vallet shqiptare, madje pëlqen të konsumojë raki e kafe me miqtë kudo ajo shkon.
Ajo thotë se e do shumë Shkodrën dhe shumë vende të tjera të Shqipërisë.
“Më lejoni të konfirmoj ‘lajmin’: Unë me të vërtetë i dua këngët dhe kërcimet popullore shqiptare, më pëlqen të ndaj një raki apo kafe me miqtë kudo që shkoj, dhe e dua Shkodrën dhe shumë vende të tjera në këtë tokë të bukur të shqiponjave”- shkroi Kim në Twitter.