Çfarë do të thotë kur të hyn një flutur në shtëpi? Të gjithëve u ka ndodhur të jenë magjepsur duke parë fluturat dhe ngjyrat e tyre madhështore.
Ato janë insekte me një kuptim thellësisht shpirtëror. Në kulturën kineze, fluturat, pavarësisht nga ngjyra e tyre, janë një simbol i shpirtit. Në fakt, thuhet se shpirtrat e njerëzve që kemi dashur dhe që nuk jetojnë më, përdorin këto insekte të mrekullueshme për të vizituar të dashurit e tyre.
Në shumë tradita të lashta, fluturat shiheshin si lajmëtare të lajmit të mirë. Të moçmit tregojnë se pamja e një fluture ka gjithmonë një kuptim pozitiv, i cili megjithatë merr interpretime të ndryshme bazuar në ngjyrën e krahëve të saj.
E bardha: Simboli kryesor i pastërtisë, flutura me ngjyrë të bardhë është ajo që duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje. Ju mund të shihni shumë prej tyre në kopshtet e bukura të luleve në pranverë, por kur ju ndodh të shihni një në një vend dhe kohë të papritur, mund të jeni i sigurt se ajo flutur është aty për ju. Do të thotë rilindje e brendshme. Diçka brenda jush po ndryshon dhe të shohësh një flutur të kësaj ngjyre do të thotë se gjithçka do të jetë mirë.
E verdhë: Kjo ngjyrë tregon një ndryshim. Prandaj, nëse shihni një flutur të kësaj ngjyre, duhet të përgatiteni dhe të përballeni me ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj.
E gjelbër: Nëse ju ndodh të shihni papritmas një flutur të kësaj ngjyre, konsiderojeni veten shumë me fat. Një flutur e gjelbër është tregues i fatit dhe bollëkut.
E kuqe: Një flutur e kësaj ngjyre shihej nga të lashtët si lajmëtari kryesor i lajmit të mirë. Nëse vëreni një flutur të kuqe, diçka e rëndësishme po vrapon drejt jush. Një lajm i mirë do të trokasë në derën tuaj.
Prandaj, fluturat janë me një kuptim të thellë shpirtëror. T’i shtypni apo t’i largoni, nuk ndjell mirë. Kur shihni një flutur në shtëpinë tuaj, mirëpriteni atë, shijoni ngjyrat e saj të shkëlqyera dhe lëreni, ashtu siç mbërriti, thjesht të largohet.