Nis ‘gara e re’ mes Berishës dhe Ramës, ish-kryeministri e akuzon se paguan për ‘liket’ në TikTok

Një garë e re ka nisur mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për rrjetin social TikTok.

 

Berisha e akuzuar Ramën se ai i ka blerë pëlqimet dhe ndjekësit, ndërsa shprehet se të rinjtë e ndjekin në Tik Tok për shkak të sloganit “kurrë mos u dorëzo”.

 

Pyetje: Së fundmi, ju jeni aktiv edhe në Tik-Tok, le ta quajmë një platformë që ka target rininë. Besoni se mund të angazhoni vota nga tik tok?

 

Sali Berisha: Preferenca për Sali Berishën tek të rinjtë krahasuar me Edi Ramën është 2-3 me 1 në favor. Të rinjtë nuk e duan atë. Pavarësisht nga Tik-Tok, ata votojnë Sali Berishën sepse gjejnë motivin “never give up”, kurse te Edi Rama gjejnë arrogancën. “Kurrë mos u dorëzo!

 

Pyetje: Vazhdoni të mos paguani për rrjetet sociale? I keni ndjekësit dhe likes bio?

 

Sali Berisha: Jo, nuk paguaj. Kurrë nuk paguaj për likes.

 

Pyetje: Dhe si mund t’i përktheni ndjekësit në votë?

 

Sali Berisha: Me shpresë! Vota është e lirë, por shpresoj që po, se ka një klimë tjetër. Ai bën dyfishin e postimeve, unë kam dyfishin e ndjekësve.

 

Ai ka më shumë ndjekës se ju, 500 mijë më shumë .

 

Sali Berisha: Interesin për faqen e kam unë, po ato i ka të blera ai. Vetëm në fushatën e fundit ka shpenzuar sipas KQZ 32 mijë euro blerje, kurse ai që ishte karshi tij 52 mijë euro. Këtej i linte kandidatët pa financa dhe i përdorte për likes për vete. Këta janë qesharakë të dy. Iku ai, por dhe ky do të ikë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME