Një personazh i çuditshëm që pretendon se është një ‘udhëtar në kohë’ është shfaqur në You Tube prej disa kohësh dhe ka arritur më shumë se një milion shikime me një profecί të jashtëzakonshme për vitin 2028.
Burri, Noah, pretendon se është nga viti 2028 dhe u kthye për të na shpjeguar të vërtetat e tij. E gjithë kjo në një mënyrë mjaft të rrez!kshme pasi në videon në YouTube në të cilën ai shfaqet, i është deformuar fytyra dhe zëri për të fshehur identitetin e tij, pasi druhet se mos “e kapin”.
Sipas asaj që del nga fjalët e tij, udhëtimi në kohë tashmë është shpikur. Në të vërtetë, për të qenë i sinqertë, sipas profecίsë së tij viti i saktë do të ishte 2028. Në të njëjtin vit, për më tepër, qenia njerëzore do të shkojë në Mars për herë të parë.
Kjo të paktën sipas fjalëve të tij. Ai është i kidhur me makinën e së vërtetës ndërsa flet dhe është konfirmuar se ajo që thotë është plotësisht e vërtetë. Ose, të paktën, ai është i bindur se është e vërtetë.
Ndoshta viti 2028, sipas profecisë së Noah, do të jetë viti në të cilin ne të gjithë mund të kemi një makinë udhëtimi në kohë dhe do udhëtojmë si te Filmi Back to the Future. Apo nuk do të na lejojnë rregullat e vendosura nga qeveritë?
Për ‘udhëtarët në kohë’, mes rrjeteve më të mëdha sociale, duhet thënë se shumë shpesh po shfaqen. A mund të jetë Noah ai që thotë të vërtetën? Na mbetet vetëm të presim. 2028 është vetëm 6 vjet larg.