Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht detaje nga dëshmia e të d shuarës kryesore,
Aurora Pelajt, e cila është shprehur e penduar, duke u arsyetuar se e beri në vetëmbrojtje. Publikimin e videos ajo e konsideron si të qellimshëm, për shkak se dje e ka lënë punën në këtë qendër.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Pelaj ka deklaruar para hetuesve policorë se në ditën kritike kishte shkuar t’iu ndihmojë kolegeve të cilat po merreshin me të moshuarën ( , pasi sipas saj ajo ka qenë agrsive.
Dhunën që ka ushtruar ndaj saj, ajo e ka arsyetuar duke thënë se “ajo e para më ka qelluar”, teksa ka thënë se viktima ka kaluar atë ditë kriza nervoze dhe ka shkaktuar ‘telashe’ në hapësirat e qendrës.
“Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agre sive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin.
Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj.
Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lendime në dorë, më ka sulmuar e para. Unë nuk kam përdor dhune e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër.“, ka deklaruar ajo, raporton Sinjali.
Sinjali mëson se Pelaj ka deklaruar po ashtu se forca që e ka përdorur sipas saj ka qenë nën, por në një formë i ka konsideruar si të drejtë veprimet e saj, me arsyetimin se duhet të jetë dominonte ndaj personave me prbleme psikike.