Një grua e moshuar po rrihet brutalisht me shuplaka nga një vajzë e re, e cila bazuar te uniforma duket se është infermiere.
Sulmuesen po e ndihmojnë për ta rrahur të moshuarën të paktën edhe tri vajza të tjera, ku njëra prej tyre po e filmon ngjarjen.
Dhuna ndaj të moshuarës raportohet se ka ndodhur në një Shtëpi të të Moshuarve në Pejë.
Pamjet e rënda i ka shpërndarë në Facebook aktorja Kaltrinë Zeneli. Autorja e këtij sulmi fizik shfaqet vazhdimisht duke qeshur teksa godet në mënyrë të përsëritur të moshuarën.
Kujdes pamjet janë të rënda: