“Ka marrë fund!”, Irma kokëfortë dhe nuk pranon t’i flasë, Eranda Libohova heq dorë nga pajtimi me të motrën?

Rreth një vit më parë, u bë e ditur se dy ikonat e ekranit shqiptar, motrat Libohova nuk flasin prej vitesh. Që atëherë në rrjet qarkullojnë shumë hipoteza për prishjen e marrëdhënies së tyre.

 

Madje motrat herë pas here kanë qenë pjesmarrëse në të njëjtat evente dhe festa, por të padukshme për njëra-tjetrën. Ato nuk kanë patur asnjë komunikim dhe për më tepër në rrjetet sociale nuk ka asnjë gjurmë të përbashkët.

 

Por siç e kemi shprehur shpeshherë Eranda është ajo e cila ka dhënë “dritën jeshile” për një mundësi pajtimi.

 

Burime të sigurta për Albeu.com bëjnë me dije se është Irma Libohova ajo e cila nuk pranon të ketë kontakt me motrën e saj, Erandën me të cilën kanë ndarë skenën dhe pjesën më të madhe të jetës.

 

Pasi e ka përmendur në Intervista të ndryshme madje edhe në Instagramin e saj, Irmës duket se i ka ardhur në majë të hundës dhe një InstaStory i fundit ngjall dyshime se i dedikohet pikërisht motrës së saj.

 

“Nëse një virgjëreshe (shenja e saj e horoskopit) i intereson në të vërtë, ata përpiqen 400 herë, por nëse heq dorë, ka marrë fund”, shkruhet në shprehjen që Irma ka shpërndarë në Instagram.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME