Prezantuesja shqiptare: Kam ndërruar gomën e makinës vetëm në mes të natës, kam përfunduar në rajon…

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan një ndër të ftuarit e panelit ka qenë edhe moderatorja e njohur e sportit, Viola Spiro e cila ka treguar eksperiencat e saj me makinën. Ajo ka treguar se makinën e ka mësuar nga i ati kur ishte e vogël në Korçë dhe shpesh herë e ngiste nëpër rrugicat e Korçës makinën edhe pa patentë.

 

Gjithashtu ajo tregon se babai i saj i ka mësuar shumë në lidhje me makinën, jo vetëm si ta ngiste, por edhe nga ana teknike. Viola tregon se i është dashur të ndërrojë gomën e makinës e vetme në mes të natës.

 

Moderatorja ka treguar edhe një eksperiencë me familjen e saj jashtë vendit, ku kanë përfunduar në rajonin e policisë për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

 

“Në momentin që më ka mësuar babi makinën nuk më ka mësuar vetëm ta ngas makinën. Ai e kishte zakon, se më cilësonte si çuni i babit, e hapte kofanon dhe më mësonte si të hidhja vajin, si të bëja gomën. Isha e përgatitur dhe kam ndërruar gomën vetë në Librazhd në errësirë totale, isha vetëm me mamin dhe motrën. Kam nxjerrë gomën dhe e kam ndërruar vetë, isha e përgatitur për rrugë.

 

Babi ka qenë një aventurier i paparë e pëlqente shumë shpejtësinë. Kemi pasur një udhëtim në Europë, kemi ikur me avion që të blinte makinën babi që e kishte parë në një konçensionar në Belgjikë dhe nga Brukseli, pastaj kemi bërë Hollandë, Gjermani, përfunduam dhe në festën e birrës në Mynih.

 

Babi ka bërë një gabim që nuk e harronte kurrë dhe që atëherë babi nuk i jepte më kurrë makinës shpejt. Harruam pasaportat, dokumentat, Lekët në një hotel të vogël kur ishim në Mynih. Bëmë nja 5-6 orë rrugë në autostradat gjermane që janë shumë të gjata për të shkuar Shtutgart dhe kujtojmë që nuk kishim as Lekë, asnjë gjë, komunikuam me hotelin dhe ishin ruajtur çdo gjë.

 

Duhet të ktheheshim 6 orë pas. Babi duke i dhënë nga nervat, i ka dhënë shumë shpejt, vetëm duke parë dy motora gjigand të policisë gjermane, babi i tmerrua, e mbaj mend që është trembur sepse ka qenë mbi shpejtësinë e lejuar në autostradat gjermane, që ato janë dhe të shpejta. Ndalojmë, na marrin në rajon, kemi fjetur në rajon atë ditë derisa dokumentet që erdhën me faks nga hoteli sepse nuk kishte as patentë, asnjë gjë.

 

Mbaj mend që ja kam bërë me shenjë, je i çmendur. Babi u betua që nuk do e ngiste më, madje e ulte edhe 10 km, ishte 80 e ulte në 70”, është shprehur Viola.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME