Eurovizion e kritikoi për provokime në koreografi, Ronela Hajati: Mendoj se duhet të shkoj sërish atje

Mbrëmjen e 10 majit në orën 21:00, Ronela Hajati u ngjit në skenën e “Pala Olimipico Arena” në Torino me këngën “Sekret” e cila u shoqërua me një koreografi shumë ekstravagante.

 

Në atë kohë këngëtarja u kritikua shumë nga figura të njohur, por pavarësisht kësaj këngëtarja është e gatshme ta përfaqësojë sërish Shqipërinë në Eurovision.

 

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ndarë disa fotografi nga koncerti i fundit që ka mbajtur në Londër, ndërsa ka shprehur dëshirën për të qenë edhe njëherë në Eurovizion.

 

“Eurovizioni ka qenë një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, ndonjëherë mendoj se duhet ta bëj përsëri”, shkruan këngëtarja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME