Enslemvera Zake, për shumë nga ju mund të jetë një emër aspak i dëgjuar në politikë, ama në oborrin e institucionit është ndër më të “famshmet”.
Deputetja është shfaqur në seancën plenare pak kohë më parë me një fustan mbi gju, duke marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.
Veshjen me ngjyra ajo e kishte kombinuar me sandalet me taka të larta, duke sjellë pamjen e një pasarele mode më shumë sesa të një ligjvënëse.
Por duket se kjo veshje i përket së shkuarës për të. Tashmë, deputetja e Korçës, jo vetëm që nuk guxon më me fustane mbi gju, por vjen e veshur gjithnjë e më serioze.
Këtë herë ajo ka pasur një fustan rozë të fortë, e mbërthyer deri në grykë. Megjithatë, veshja e ngushtë i tregonte më së miri linjat perfekte që deputetja gëzon.