Keqtrajtimi i kafshëve ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes në Shqipëri. Kemi qenë shpesh dëshmitarë të rasteve të bëra publike ku shihen njerëz që dhunojnë kafshët në rrugë, madje ka dhe nga ata që shpesh edhe i lënë pa ujë dhe ushqim për ditë të tëra.
Por në Shqipëri dhe në Tiranë nuk ka vetëm person të tillë, ka dhe njerëz me zemër të madhe që shpesh i ndihmojnë kafshët.
Në rrjet qarkullon një video ku shihet një djalë i cili ndal makinën e tij në rrugë për t’i ardhur në ndihmë një maceje e cila kishte ngelur në një pusetë. Mjafton të shohësh reagimin e maces në fund të videos për të kuptuar se edhe kafshët kanë shpirt dhe ndjenja.
Pak dite me pare jë 17-vjeçar nga Vlora, ka bërë një gjest të vogël heroik, por me shumë peshë për të sjellë sa më shumë vepra të mira.
I riu ka parë që një zog ka rënë nga një makinë në mes të rrugës dhe e ka parë atë duke u përpëlitur. Menjëherë ai ka shkuar, ka ndaluar makinën që po vinte me shpejtës drejt tij, që mund ta shtypte zogun, dhe e ka marrë.
Mësohet se pasi e ka marrë nga rruga, 17-vjeçari e ka dërguar zogun pranë një qendre veterinarie. Sa më shumë djem dhe raste të tilla pacim!