Erjola Doçi është një nga modelet e “Instagram”-it, e cila pak kohë më parë bëri bujë kudo pasi u shpreh se kujdesi për fytyrën dhe trupin e saj kapte shifrën e 2 mijë euro-ve në muaj.
Kjo deklaratë e saj “mori dhenë”, jo pa të drejtë pasi rrogat në Shqipëri dihen, e po ashtu në televizionet shqiptare, nuk janë aq të larta, sërish Erjola, edhe pse me një rol dytësor në programin “E Diell”, arrin që të shpenzojë një shumë kaq të lartë veç për kremra.
Sikur të mos mjaftonte kjo, së fundmi e ftuar në “Expuls”, modelja ka lëshuar një tjetër “bombë”. Ajo e ka rritur “buxhetin”, duke u shprehur se në një muaj harxhon plotë 5 mijë euro.
“Po të jap prapë çmim…. më shumë se aq! Varet, unë ha dhe shumë. Gatuaj ha shumë, harxhoj shumë, jam si makinat “high class”. Mbi 5 mijë euro në muaj,”- u shpreh Doçi.
Më herët kujtojmë që ndjekësit “shpërthyen” ndaj saj, pas deklaratave të bujshme. Asokohe ajo u kujdes të shpjegonte se përpos familjes, edhe Instagram-i i sillte goxha të ardhura pasi nuk ishte një imazh i konsumuar.
“E para më mban Erjola (vetja), familja. E dyta, shkon një kosto aq, herë me bashkëpunime, herë pa bashkëpunime. Na bën tag-u dy mijë dhe e lëmë me kaq, se unë nuk konsumohem shumë si imazh,”-u shpreh më herët Erjola.