Belinda Dragoti, është bukuroshja e cila u bë e famshme rreth dy vite mëparë, kur zëvendesoi bjonden Kejvina Kthella, në emisionin ‘Xing’.
E ftuar së fundmi në ‘Glamour Zone’ në TV ORA, Belinda si asnjëherë më parë tregoi disa prapaskena, për moderatoren Ester Bylyku, si pjesë e rubrikës ‘Pyetje Hot’.
Ester Bylyku: A ke patur ndonjë moment që ti je ndjerë e ofenduar nga Ermali? Mbase ai e ka bërë padashje.
Belinda Dragoti: Po, në fillimet e emisionit, ndihesha e ofenduar për cdo gjë. Ermalit i merrja cdo gjë për keq, dhe në prapaskenë më thoshte: ‘Po bëjmë shaka, për emisionin, mos u ofendo’ (qesh). Më pas, kur u njohëm nuk i merrja më asgjë për keq.