“Ti po tallesh në mënyrën më të keqe…”/ Shpërthen Arjani, akuzon dhe debaton me Lean pas takimit

Takimi i Leas me Petron, i cili u pasua me refuzimin e takimit dhe përqafimit, pati një mori akuzash më pas.

 

Opinionisti i Për’puthen, Arjan Konomi nuk nguroi të shprehë mendimit e tij, ku tepër i acaruar dhe me zë të lartë akuzoi Lean se po luan me djemtë.

 

Sipas tij konkurrentja po luan një lojë, në të cilën vuri në vështirësinë më të madhe Petron.

 

“Ti po tallesh në mënyrën më të keqe në këtë emision. Nuk kam dëgjuar të ekzistojë një qenie e tillë, e vure Petron në vështirësi.Ti po bën një tallje shumë të madhe me djemtë këtu. Po pse tallesh, thuaje kë pëlqen e kë jo”, u shpreh Arjan Konomi.

 

Të gjitha këto akuza u hodhën poshtë nga Lea, e cila shprehet se i ka idetë e qarta.

 

“Unë kam ardhur me idetë e mia të qarta. Se s’doni t’i kuptoni ju është çështë tjetër”, iu përgjigj konkurrentja.

 

Pavarësisht reagimit të Leas, opinionisti i qëndroi mendimit të tij për mënyrën se si ajo po sillet me djemtë në program.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME