Policia ka ndaluar një kamionetë me targa vendore në rrugën Binq të Vitisë në Kosovë të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar e brenda të cilit ishte një lopë pa dokumentacion përkatës.
Në raportin policor thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-it të cilët janë marrë me rastin poashtu është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të.
Autori i dyshuar me kamionetë dhe gjedhë janë liruar, kurse lënda e rastit i procedohet AUV-it, transmeton Klankosova.tv.
Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë raste të tilla qoftë në Shqipëri apo qoftë edhe në Kosovë, ku ndalohen lopët që janë pa dokumenta.
Ngjarje të tilla sigurisht që shkaktojnë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe komentet janë të pafundme, ku shumica janë tallëse.
Por duhet kuptuar që janë procedura të tilla që duhen zbatuar dhe policia në këtë rast ka bërë thjesht detyrën që i takonte.