Arbana Osmani është një nga personazhet më të suksesshëm të momentit. Vetëm pak ditë më parë, ajo zbuloi se do të prezantonte Festivalin e Këngës. Ndërkohë, krahas kësaj, Arbana është e angazhuar dhe me prezantimin e filmit “Sofia”.
Mirëpo, pavarësisht, kohës së ngarkuar, ajo nuk harron t’i dedikohet edhe familjes. Çdo mbrëmje tregon përmes postimeve të ndryshme gatimet e saj. Moderatorja mundohet të jetë sa më afër fëmijëve të saj, duke i kënaqur pafund.
Pak minuta më parë, Osmani ka treguar se tashmë në shtëpinë e tyre kanë marr një lepur, i cili mesa duket i ka hapur shumë “punë”.
“Me ça i kam hap punë vetes këto ditë”, ka shkruar ajo krahas fotove ku duket shumë e qeshur.