Arian Istrefaj, një shqiptar nga Kosova, i lindur e rritur në Norvegji është bërë viral në Tik Tok pas një videoje disi të frikshme, por edhe gazmore. Mbesa e tij 2 vjeçe pasohet në ajër midis Arianit dhe vëllait të tij, teksa nëna që i sheh tmerrohet e më pas kërcen.
Videoja ka arritur 9 milionë shikime në platformën sociale, ndërsa Istrefaj tregon për “Shije Shtëpie” në Tv Klan se si ndodhi e gjithë skena.
Arian Istrefaj: Në fillim isha duke parë me mbesën time, tani, si të them, erdhi vëllai im e tha, “Arjan, hajde të bëjmë atë rrengun që kemi bërë”. Ai mori vajzën dhe e hodhi drejt meje. Kur e dëgjoi mami im muzikën, erdhi duke kërcyer dhe pa atë moment që djali i xhaxhait na incizoi.
Kur hodhëm vajzën, mamin e kapi paniku se mendoi që u tremb vajza, kur pa që vajza ishte mirë, për të mos reaguar keq, nisi të qeshte e kërcente. Ishte shumë interesante.
Agida Koçi: A të bërtiti më pas, tha çfarë po bën more? Arian Istrefaj: Në një moment na tha “a jeni normalë?” Katerina Trungu: Mirë ka thënë se nuk e di dhe ju si e keni menduar disi më gjatë apo e kishit llogaritur mirë me koordinata se ku do binte mbesa?
Arian Istrefaj: S’ishim aq larg njëri-tjetrit, por shkuam pak larg, në atë moment na u duk vetja që e kishim nën kontroll, por nuk i dihet kurrë momentit, një gabim apo të rrëshqiste…
Agida Koçi: Ah, domethënë qenke penduar pak? Arian Istrefaj: Jo, por kur e shoh videon prapë dhe kur kam folur me vëllanë tim, kam thënë mos more, ç’do kishte ndodhur nëse…