“S’e kuptoj pse e mohoi” Reagon balerina pas deklaratës së Redon Makashit: Ne u fejuam por ai…

Redon Makashi ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi u përfol se është fejuar me koreografen dhe balerinën, Rexhina Çuko. Pas fotos që u publikua, ku shihej bashkë me balerinën që mbante unazën në gisht, këngëtari mohoi fejesën duke thënë se nuk kishte asnjë lidhje me të.

 

“Përgënjeshtrim! Lajmi që po qarkullon në disa portale në lidhje me jetën time private nuk është i vërtetë. Dëshiroj të sqaroj publikun tim se unë nuk kam asnjë lloj lidhje me personin që shfaqet ne foto krah meje!”, shkroi ai. Megjithatë, lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe vetë balerina.

 

Në një intervistë për “Ftesë në 5”, Rexhina ka sqaruar se kanë qenë të fejuar por tani nuk janë më bashkë. Çuko refuzoi të ndante detaje nëse ndarja ka qenë për shkak të reagimit të këngëtarit apo jo, por shtoi se e gjithë kjo situatë kishte shqetësuar familjarët e saj.

 

“Ne kemi qenë bashkë dhe nuk do ta mohoja kurrë diçka të bukur. Kemi qenë bashkë dhe prandaj ndodhi dhe kjo dhuratë. Kemi pasur një marrëdhënie shumë të bukur. Nuk do ta mohoja por nuk jemi më bashkë. Ne nuk jemi më të fejuar. Është një gjë që ndodhi nga e gjithë situata e krijuar.

 

Vendosëm që secili të shikojë rrugëtimin e tij. Unaza është kthyer. Nuk doja të bëja një dalje publike. Ne vendosëm ta linim në heshtje në gjithë këtë ngjarje. Jam dakord me përgënjeshtrimin që bëri Redoni nëse gjërat do të ishin thënë ndryshe.

 

E ndjeva detyrim ndaj prindërve dhe vëllait tim që u shqetësua shumë nga situata. Ata e dinin si të mirëqenë dhe një mohim i tillë krijoi një lloj rrëmuje. Ndoshta ishte gabim bërja publike por nuk e mohoj dot.”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME