Xhesika Polo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun.
Prej vitesh e kemi parë këngëtaren të marrë pjesë në festivale të ndryshme dhe përpiqet që gjithmonë të sjellë këngë sa më të bukura.
Mirëpo së fundmi Xhesika ka treguar një histori jo të këndshme që ka kaluar me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun. E ftuar në “Natën me Aulonën”, këngëtarja tregoi se ato e gënjyen dhe nuk e ndihmuan ashtu siç i kishin premtuar.
“E kam prekur këtë pjesën edhe në momentin që u bë festivali nuk mendoj që kam marrë trajtimin që mendoj që meritoja nga produkeioni i ‘X- Factor’. Nuk është se kam pasur atë ndihmën e madhe që mu premtua, le të jemi të sinqertë çdo gjë e kam bërë vete dhe me ndihmën e familjes time kam shumë pak njerëz për të falenderuar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ai vit ishte viti që mori Vera produksionin e Kënga Magjike.
Më ftoi Alketa për një takim dhe u hap dhe tema e festivalit dhe me tha bëj një këngë sepse dua të të kem në festival. Kënga ishte shumë e bukur, ajo mori çmimin e parë në një festival në Maqdoni dhe nuk u futa. Pashë listën dhe nuk ishte emri im.
Mora Alketën në telefon me të gjithë të drejtën e kësaj bote që unë investoj kohë shpirt e gjak për të bërë diՎka të bukur dhe ti ma hedh në kosh, që mua me priten krahët dhe pse nuk është kollaj, me tha kishte shumë këngë të bukura dhe doli tepër kënga jote nuk ishte në dorën time.
Unë i besova sepse me mirë është t’i besoj një gënjeshtër e se sa të gërmosh kot. Nuk do të kishte asnjë pik vlere çfarëdolloj arsye të ishte unë nuk kam bërë asgjë që të mos futesha në festival me një këngë të bukur dhe unë u lëndova në nivel artistik dhe për mua është shumë e rëndë në një nivel artistik sesa njerëzor”– tregoi ajo.