Zogu i Tiranës: “Dua të bëhem baba, jam tradicional. në shtrat lëviz si balerin”

Hermes Nikaj ka folur së fundmi për jetën e tij personale gjatë një interviste për revistën “Story”. Ai ka treguar se ndodhet në një marrëdhënie dashurie dhe është shumë i lumtur.

 

Për intervistën, ai tha se mund të kishte patur shumë sukses nëse do kishte marrë pjesë në “Dance Albania” ose “Dancing With The Stars”.

 

“Unë balerin jam dhe delli i kërcimit më vlon në shpirt dhe duke qenë në shtrat lëviz si balerin, mund të kisha qenë një sukses i vërtetë në këto spektakle”, tha ai.

 

Jo vetëm kaq por ai u ndal edhe te jeta e tij personale për më tepër. “Jam i dashuruar, i jam rikthyer një dashurie të vjetër me ndjenja të forta dhe sublime. Jam shumë i lumtur krah partneres sime.

 

Më tej, ai tha se dëshiron në të ardhmen të bëhet me fëmijë. “Normal që po, e dua një gocë ishalla do Zoti! Jam tradicional dhe e dua familjen”, vijoi ai.

 

Hermesi tha se ai do t’i thoshte “PO” pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP” nëse do t’i vinte një ftesë. “Me humbjen e babit më ka rënë dhe dëshira për të qenë në ekrane. Po të më propozonin për “Big Brother VIP”, përgjigja ime është “PO”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME