“Unaza i është kthyer”, Redon Makashi tregon versionin e tij për fejesën e prishur: Është koha të bëhem baba, me vajzën s’kam pas fejesë

Pak ditë më parë, në një intervistë për “Ftesë në 5”, koreografja Rexhina Çuko, pranoi se ka pasur një lidhje me kantautorin Redon Makashi, por tashmë çdo gjë ka marrë fund mes tyre.

 

Më herët ajo kishte postuar një video teksa shfaqej me një unazë në dorë pranë këngëtarit Redon Makashi.

 

Çuko refuzoi të ndante detaje nëse ndarja ka qenë për shkak të reagimit të këngëtarit apo jo, por theksoi se e gjithë kjo situatë kishte shqetësuar familjarët e saj.

 

“Ishte copëz lumturie, por tani ka marrë fund. Nuk ka qenë për klikime, sepse unë s’ kam nevojë. Unaza i është kthyer”, tha ajo.

 

Por në një intervistë për “Goca dhe Gra” vetë Redon Makashi u shpreh për këtë situatë, që ka marrë vëmendjen e medieve rozë.

 

“Fejesa është diçka shumë e madhe për mua. Personi që është folur e njoh, por nëse do të kishte diçka do të dilte nga goja ime. U trombetua pak si shumë”, u përgjigj ai.

 

Teksa i përgjigjej pyetjeve, kantautori theksoi se nuk ka fëmijë, por është i mendimit se ka ardhur koha të bëhet baba.

 

“Fëmijë nuk kam, por ka ardhur koha për të pasur një fëmijë… s’ka ku shkon më”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME