Aktorja e njohur turke Pelin Batu e cila tha se ka një lidhje prej 14 brezash me Heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbe, theksoi se shumë shpejtë do të vizitojë Shqipërinë.
Në një intervistë për Euronews Albania, aktorja u shpreh se prindërit e tyre pasi shkuan në Turqi nuk donin që fëmijët e tyre të ndihen si të huaj, e ndaj u mësuan dhe gjuhën turke.
Më tej ajo tha se kur ishte e vogël gjuha shqipe ishte sekret duke shtuar se tashmë nuk di shumë të flasë më.
“Do të vizitojë Shqipërinë, e ndjej si detyrim. Kanë ruajtur traditat, ushqimi në tryezë ka qenë gjithmonë shqiptar, muzika po ashtu.
Për fat të keq kur erdhëm ata mendonin se fëmijët e tyre nuk duhet të ndiheshin si të huaj, ndaj dhe kishin plane të tjera për mua dhe vëllanë tim.
Donin që ne të asimiloheshim, komunikimi në shqip ishte diçka sekrete, një gjuhë e brendshme mes nesh.
Një nga fjalët që di në shqip është fjala gjatë. Nuk kuptoj shqip. Unë e di historinë e Skëndërbeut, di shumë për historinë e Shqipërisë.
Ka qenë një vend nderi dhe lufte. E veçanta për Shqipërinë është se është vetvetja. Shqipëria është një vend që mbahet për kulturë dhe kjo është një gjë e çmuar”- thekson ajo.