Ilda Bejleri ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” në daljen e parë publike pasi u bë nënë. Ilda ka dhënë detaje nga jeta e saj private dhe mëmësia.
Ajo u shpreh se pasi ka lindur vajza, fle në dhomë me të duke lënë partnerin në një dhomë vetëm, pasi sipas saj është më mirë të rrijë vetëm njëri pa gjumë se të dy.
“Unë ia thashë partnerit direkt sapo e zbulova se jam shtatzënë, ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi zbuluar shumë bukur.
Vajzat përçve se janë shoqe shumë të mira, janë speciale. Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu se si tingëlloi Siena. Pjesa më e vështirë janë ditët e para dhe muaji i fundit.
Sa ja merr dorën është vështirë, pastaj është më thjeshtë. Natën qëndroj vetë, pjesa më e vështirë.Marrëdhënia nuk ka ndryshuar, vajza fle në dhomë vetëm dhe unë fle me të. Më mirë një pa gjumë se sa të dy”, tha Ilda Bejleri.