Ema Andrea rrëfen si rrallë herë periudhën e vështirë pas divorcit: I dhimbshëm ishte …

Ema Andrea ka rrëfyer së fundmi periudhën e vështirë që ka kaluar pas divorcit të saj. Aktorja theksoi se martesa e saj nuk përfundoi për arsye tradhtie apo dhune.

 

Sipas saj më i dhimbshëm nuk ishte divorci por reagimi i shoqërisë, i cili mesa duket i ka lënë një plagë të madhe.

 

“99% e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por më i dhimbshëm se divorci ka qenë reagimi i shoqërisë. Ka qenë një reagim shumë dramatik që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar”- tregoi Ema.

 

“Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan. Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë”- shtoi aktorja.

 

Sakaq, Andrea u shpreh se ajo ndryshoi shumë, gjë që e vuri re dhe tek mënyra se si përshëndeste të tjerët.

 

“Ndryshoi dhe përshëndetja, e di?! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish. Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje. Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë”,- rrëfeu Ema tek “Rudina”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME