Protagonistja e kësaj historie është një vajzë 22-vjeçare, e cila u takua me një burrë përmes një aplikacioni takimesh dhe vetëm pas 3 muajsh lidhje, të dy u martuan.
Dashuri me shikim të parë ose të dytë, quajeni si preferoni, fakti është se çifti eci përpara dhe vendosi të krijojë një familje. Ai, një kirurg dhe biznesmen i njohur nga Indonezia, iu bashkua gruas në vendin e saj të origjinës, Angli dhe këtu vendosën të martoheshin.
Në pamundësi për të nxjerrë dokumentacionin e nevojshëm për një martesë të rregullt, ai u martua me vajzën në fshehtësi, pra të paregjistruar, me ceremoni dhe më pas së bashku shkuan të jetonin për një kohë të shkurtër në shtëpi me prindërit e vajzës.
Megjithatë, kishte diçka që nuk shkonte me burrin. Pavarësisht pozicionit të shkëlqyer të punës dhe pasurive që duhej të kishte sipas tij, bashkëshorti i ri vazhdimisht i kërkonte para vjehrrës.
Kështu vjehrrit filluan të ushqejnë gjithnjë e më shumë dγshime, të cilat e shqetësοnin dhe e çuan burrin në vendimin për t’u shpërngulur me gruan e tij në një qytet tjetër.
Pas 10 muajsh martesë, doli e vërteta. Kur prindërit e 22-vjeçares nuk morën më vesh për vajzën e tyre, u shqetësυan dhe i kërkuan pσlicisë që të ndërhynte. Pasi u gjurmua, u zbulua se burri nuk ishte në të vërtetë ai që pretendonte se ishte, por ishte një grua.
Një histori absurde dhe që la pa fjalë vajzën dhe familjen e saj, dhe që i kushtoi familjes së nuses rreth 16 mijë paund, por edhe përdoruesit e shumtë të internetit që u bënë të vetëdijshëm për këtë histori.