Bora Avdia është nënë e 4 fëmijëve dhe prej 3 vitesh nuk ka një banesë për të jetuar, por endet nëpër rrugë. Në një intervistë për “Historia ime” në Tv Klan, ajo ka rrëfyer v ajtjet e saj që nisin që në fëmijëri. Njerka e saj e ka dh nuar dhe t rturuar dhe si pasojë Bora u detyrua të largohet nga shtëpia.
Më pas u njoh me ish-bashkëshortin, por edhe ai filloi të ushtronte d unë ndaj saj. Për shkak të t rturave dhe përndjekjeve, ajo ka marrë urdhër mbrojtje ndaj tij. Bora ka treguar se, së bashku me 4 fëmijët ka jetuar për 8 muaj në v rreza.
Gazetarja: Ike nga shtëpia?
Bora Avdia: Po, ika nga shtëpia tek Kisha e Laçit. Pastaj shikoj ish-bashkëshortin tim, e njoha tek Kisha e Laçit. I thashë më fal, këtu është kishë, po lutem për gjërat e mia dhe nuk kam mundësi të flas këtu, kur të shkoj poshtë në Laç do flasim.
Gazetarja: Pra u patë aty dhe ai filloi të të ng cmonte në kishë?
Bora Avdia: Po edhe unë s’e lejova se unë besoj shumë. Hë i thashë fol. Më pëlqen tha… I thashë mirë që të pëlqej, por jam një gocë 13 vjeç, jam fëmijë. Nëse më do për seriozisht, se unë kam vu jtur. Të lutem mos më bëj të v aj. Më tha mos ki merak se nuk vuan ti. Gjashtë muaj kaluam shumë mirë.
Gazetarja: U martuat? Shkove të jetoje me të?
Bora Avdia: Po! Kishte prerë biletë për në Greqi dhe tha do të marr me vete. Shkuam disa kohë në Greqi, aty kalova shumë mirë. Kur erdhëm këtu debate, fjalë, t rtura, shtatzënë, r.ripa, gr shte, tela korenti, më rr hte. I thashë gjuaj, më rr h sa të duash se jeta ime ka shkuar, deri sot nuk kam thënë lumja unë për këtë ditë. Vetëm ditën kur linda fëmijën. Kam mbetur gjithë jetën rrugëve. Sot jam në këtë shtëpi, nesër dal prej kësaj, se është një shoqja ime që më ka futur këtu, i ka ardhur keq për fëmijët.
Gazetarja: Më trego pak për momentin e largimit nga shtëpia e ish-bashkëshortit dhe këto 3 vite që ti më the po jeton me urdhër mbrojtje?
Bora Avdia: Po kam 3 vite që jam me urdhër mbrojtje. Do habiten të gjithë, por 8 muaj kam pasur dhe çunin 1 vjeç dhe kam fjetur në v rreza.
Gazetarja: S’janë të fr kshme natën v rrezat sidomos?
Bora Avdia: Unë kam fjetur dhe s’kam parë asgjë, se thonë hije, por unë kam fjetur vetë. Mua asgjë s’më ka gjetur me 4 fëmijë. Nuk jam as e s murë, asgjë, fëmijët i kam të shëndoshë si molla.
“Fundjava Ndryshe” e ka ndihmuar Borën së bashku me 4 fëmijët e saj në mënyrë të vazhdueshme, por edhe ditën e sotme kanë kontribuar duke iu sjellë ushqime./tvklan.al