Lindi me gjysmë trupi, është ngjitur në majat e larta dhe studion politikë/ Historia e rëndë, por frymëzuese e yllit të ceremonisë së ‘Katar 2022’

Ghanim Al Muftah është ambasadori i Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’, që performoi me Morgan Freeman në ceremoninë hapëse të turneut.

 

Ky njeri ka një histori të vështirë jete, por pavarësisht gjithçkaje, përpiqet të jetë një frymëzim për të tjerët.

 

Përkatësisht, 20-vjeçari vuan nga sindroma e regresionit kaudal, një çrregullim i rrallë që pengon zhvillimin e pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore dhe ai ka lindur pa gjysmën e poshtme të trupit.

 

Kur lajmi për gjendjen e tij iu dha prindërve Mohammed Al Muftah dhe Eman Ahmad, ata u përballën me një vendim jashtëzakonisht të rëndë: të vazhdonin shtatzëninë dhe të përballeshin me të gjitha pasiguritë që rrethojnë gjendjen e djalit të tyre ose të bënin një abort.

Prindërit vendosën ta vazhdonin shtatzëninë dhe ai lindi më 5 maj 2002, së bashku me vëllanë binjak, Ahmad. Që atëherë, Ghanim i mrekullueshëm ka mahnitur ata që e rrethojnë, duke u ngjitur në malet e larta të Gjirit me duart e tij, duke u bërë një aktivist i famshëm për njerëzit me aftësitë të veçanta dhe duke grumbulluar më shumë se tre milionë fansa në mediat sociale.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...