Elhaid Cufi në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth eksperiencës së tij në Big Brother Vip.
Ai tregoi se si ishin ditët pas daljes nga ky program.
Elhaid Cufi: Të lëkundshme kanë qenë ditët pas daljes nga ky program ndaj, fillova të tërhiqem nga intervistat se të pyesnin se si funksiononte aty, a ishte e vërtetë. Janë të njëjtat pyetje të gjithë të pyesin për të njëjtat gjëra dhe e pashë si periudhë që të shkëputem.
Gazetarja: Do ta kishe përsëritur si përvojë?
Elhaid Cufi: Mbase pas dy viteve. Por dhe nuk ja vlen. Je shumë i ekspozuar ndaj daljeve. Unë e kam vërtetuar që nuk dal nga vetja dhe ajo nuk shet.