Xhuli Pjetra ekonomistja shkodrane që “mbërthen” publikun me zërin melodioz

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ishte Xhuli Pjetra këngëtare dhe ekonomiste.

 

Ajo tregoi më shumë rreth familjes, muzikës dhe ndërthurjes së kësaj të fundit me ekonominë fushë për të cilën dhe ka studiuar.

 

Ajo thotë se prindërit e saj kanë qenë gjithmonë aty për të.

 

Xhuli Pjetra: Unë kam dhe 2 motra të mëdha, eksperimentet i kanë bërë me ato. Pastaj jam unë. Edhe motra e madhe është marrë me muzikë. Prindërit kanë qenë aty për mua gjithmonë kur kam pasur nevojë.

 

Cilat momente kanë shënjuar më tepër karrierën tënde?

 

Xhuli Pjetra: Dalja në X Factor ka qenë i rëndësishëm, isha mësuar me aktivitete që bëheshin vetëm në Shkodër. Janë më tepër kritikues. Në Shkodër 80 për qind janë muzikantë. Kam fituar çmimin tim të parë në vitin 2016 në Elbasan në një festival kombëtar dhe ka shënjuar gjurmë tek unë. Ai më ka mbetur një kujtim i bukur. Pas X Factor filluan daljet e mia në live.

 

Xhuli tregon se muzikën e ka për të mbushur shpirtin.

 

Xhuli Pjetra: Unë me profesion jam ekonomiste, muzikën e kam për të mbushur shpirtin tim. Ka momente të vështira ku mendon nëse do të fokusohesh diku apo do ta mbash vëmendjen në disa pika. Është zgjedhje personale se që e vogël kam dashur të marr një formim të përgjithshëm dhe doja ta kisha një profil tjetër se më duket sikur më mban me këmbë në tokë. Në muzikë po e po por në ekonomi jam 100 për qind ekonomiste jo artiste, do të jesh fikse.

 

Xhuli Pjetra se fundjavave kur mblidhen me familje ja marrin këngës.

 

Sa i përket projekteve të ardhshme ajo thotë: Kam disa projekte në dorë. Tani dua ta shoh veten në këngët e mia me klipe. Të kopsitur nuk e kam akoma por e kam të ideuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME