U largua nga vendi për një jetë më të mirë, shqiptari behet milioner pas asaj qe i bën pronarit

Fatin mund ta kesh të shkruar jo vetëm në vendin k uke lindur, por edhe atje k uke shkuar me shumë sakrifica.

 

Kështu mund të themi për një emigrant shqiptar, i cili tashmë është bërë trashëgimtar i një kompanie të një shtetasi gjerman.

 

Saimir Haxhija do të trashëgojë kompaninë e bojrave dhe lyerjes, të falur nga një shtetas 72 vjeçar. Në moshën 72-vjeçare, bojaxhiu dhe biznesmeni Ringe ka kohë që është duke kërkuar një pasardhës që dëshiron të marrë përsipër biznesin e tij. Ishte pikërisht shqiptari, ai që i ra në sy biznesmenit gjerman, e kjo falë punës së tij.

 

Dy vajzat kanë jetën e tyre dhe nuk kanë interes për biznesin familjar, të cilin babai i Ringes e themeloi në vitin 1949. Sipas të dhënave nga oda e zejtarëve, ai nuk është i vetmi me këtë problem.

 

Në vitet e ardhshme, 180 000 ndërmarrje artizanale në të gjithë Gjermaninë do të kërkojnë pasardhës për të marrë përsipër një biznes.

 

Në vitin 2015, Saimiri erdhi në Gjermani i vetëm si shumë refugjatë të tjerë. Mediat gjermane shkruajnë se atdheu i tij Shqipëria konsiderohet i korruptuar dhe shtëpia e varfër e Europës. Më shumë se gjysma e popullsisë jeton jashtë vendit.

 

Shqiptari është shprehur për mediat gjermane:

 

Nuk ishte puna e ëndrrave, ishte çështje fati në fillim dhe me kalimin e kohës gjithçka funksionoi mirë dhe edhe mua më pëlqen. Gjithmonë është thënë që mund të jetoni mirë në Gjermani dhe unë thjesht doja të provoja atë që ishte thënë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...