Edhe pse ende nuk e kanë konfirmuar, të gjitha detajet tregojnë se Beniada dhe Bleri janë në një marrëdhënie dhe çifti nuk ka çfarë të mohojë.
Ata duket se e kanë konfirmuar në heshtje. Nëse mund ta quajmë të tillë, “shkesi” i Beniadës dhe Blertit ne fakt nuk ka qenë Arbër Hajdari (vëllai i Blertit), por emisioni proçesi sportiv ku Beniades ju besua nje vend që kur ishte pjesmarrëse në Big Brother.
Ky emision u bë edhe shkak që Blerti të shfaqet në shtëpinë e Beniadës, por nga ekrani i televizorit. Modelja ka publikuar një InstaStory ku i ka bërë edhe tag Blertit pa u ndjerë aspak në presion nga zbulimi i lidhjes së tyre.
Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të “Big Brother”. Megjithatë, Arbri nuk ka qenë ‘shkesa’ e këtij çifti, pasi dy të rinjtë janë njohur gjatë “Procesi Sportiv”, ku Blerti ka shkuar i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur.
32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë.