Spektaklit të kërcimit po i vjen fundit dhe ethet e finales kanë filluar të dalin në pah. Konfliktet kanë filluar dhe dy prej protagonistëve të tyre janë Megi Pojani dhe Ardit Çuni.
Ky i fundit ka bërë një “parashikim” pasi është pyetur në “Goca dhe Gra” dhe sipas tij në finale përballen ai (Ardit Çuni) dhe Elhaida Dani.
Kjo ka sjellë një reagim të Megi Pojani në rrjete sociale ku e quan këngëtarin “kre mviçe” e më pas ky debat është diskutuar edhe gjatë emisioni ku nuk kanë munguar edhe deklaratat e forta.
“Nëse ka një njeri që mban kurorën për të bërë gjullurdinë korridoreve, je ti”, ju drejtua Megi Arditit i cili i tha që i keni prioritet e gabuara pasi merren me të çdo javë.
Ky diskutim më pas ka përfunduar në Instagramin e motres së madhe të Megi Pojanit, Marsit.
I ftuar disa ditë më parë në “Goca dhe Gra”, Arditi u përlor nga një letër e shkruar nga nëna e tij. Por Marsi e vë në dyshim këtë pjesë dhe shkruan se atë letër e ka shkruar vetë Arditi.