Aktori i “Portokalli”, Rezart Veleshnja, tregoi në një intervistë për “Top Arena” se nuk flet me moderatoren Fjoralba Ponari.
“Që s’flas? Fjoralba Ponari, nuk flas. Ja ta them unë që edhe portalet neser të marrin ca lekë.”
Nuk i flas se nuk më flet,” shtoi ai.
Ai nuk e tha arsyen, por duke u rikthyer në kohë, kujtojmë një status të aktorit:
“Nuk do vinë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave, është koha e antivlerave dhe e… Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm,” shkroi Veleshnja.
“E pazëvendësueshme, profesioniste dhe mall për ty,” shkroi ai për Xhemin. Kujtojmë se asokohe, Fjoralba moderonte programin e humorit.