E varur ndaj heroinës/ Historia rrëqethëse e të resë shqiptare: U shpërfytyrova dhe u bëra e paaftë, m’u desh ndihmë të shkëputesha

Një rrëfim ekskluziv rrëqethës, është treguar ditën e sotme në “Shqipëria Live”, ku një vajzë ka treguar varësinë e saj ndaj heroinës.

 

Në anonimitet ajo tregon se si u var nga lënda narkotike, që e mësoi nga një shoqe, të cilën donte ta ndihmonte që të shkëputej, por fatkeqësisht e mësoi vetë dhe e kishte shumë të vështirë që të mos e konsumonte.

Teksa tregon rreth kohës që ishte e varur nga heroina, vajza tha që kur e konsumonte e bënte që të ndihej mirë por degradoi si person pasi u shkëput nga e gjithë shoqëria dhe ra masivisht në peshë, madje siç tha ajo edhe për të bërë dush duhej ta ndihmonte e ëma sepse ishte e pafuqishme.

 

“Shkaku që unë nisa heroinën ishte një shoqe.

 

Ajo kishte shumë probleme familjare dhe unë e mora në shtëpi për a ndihmuar dhe që të shkëputej nga heroina. Për ta prekur atë I thashë do ta provoj unë që ta shohësh se është diçka e keqe. Unë nuk kish amjaftueshëm informacion dhe nuk e dija se si fillohet. Herën e parë që e provova, isha në një gjendje gjumi dhe shef ëndrra ëë ti I përjeton aq shumë dhe të japin ndjesi shumë të mira.

 

Në fillim merrja një dozë të vogël një herë ose dy herë në ditë. Unë kam qenë 23 vjeç kur e nisa dhe e vazhdova për pesë vite. Humba gjithë shoqërinë time, unë u distancova se nuk ndihesha në rregull me veten. Kisha biznesin tim dhe isha mirë ekonomikisht dhe nuk pësova degradimin që pësojnë shumica për të mundësuar lëndën narkotike.

 

U ndryshova 100%, u shpërfytyrova komplet. Më lante nëna se nuk isha e aftë, i shqetësova të gjithë familjen por nuk i shkonte në mend që kam bërë diçka të tillë derisa ia tregova vetë. Jam bërë nënë dhe nuk do doja kurrsesi që ta shqetësoja në atë mënyrë nënë time. Ia tregova sepse më duhej ndihmë, arrita të shkëputesha për 5-6 vite.”– tha ajo

E reja tregoi se pas shkëputjes së parë u martua dhe fatkeqësisht e rinisi sërish konsumimin e heroinës, por mori vesh që ishte shtatzënë, që ishte një stimul i fortë që ajo të hiqte dorë e të kurohej
“Kam pasur probleme të tjera në jetë familjare, jam ndjerë gjithmonë e vetmuar. Kam gati një vit që po përdor mjekim në këtë gjë ka ndikuar bashkëshorti im edhe fëmija.

 

Unë e nisa sërish, ia tregova bashkëshortit, ai e di shumë mirë ishte përgatitur për një gjë të tillë. Shansi im I mirë ishte se sa e kisha filluar kuptova që kisha ngelur shtatzënë dhe linda një fëmijë shumë të shëndetshëm dhe kjo gjëja më ndihmoi shumë për ecurinë e mëtjeshme.”- u shpreh ajo

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj, vitin e kaluar theu rekorde turistike gjatë dhjetorit, duke tërhequr vizitorë nga brenda dhe jashtë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...