Orgesa Zaimi, konkurrentja në Dance Albania në Tv Klan, ishte njëkohësisht edhe pjesëmarrëse në festivalin e mirënjohur “Kënga Magjike”. Por kënga e Orgesës nuk u kualifikua për në finale, e pikërisht për këtë fakt, Ermal Mamaqi ka shprehur keqardhjen.
Pas performancës së kërcimit të Orgesës në Dance Albania, anëtari i jurisë Ermal Mamaqi shfrytëzoi rastin për t’i thënë se e vlerësonte shumë këngën e saj në festivalin “Kënga Magjike”.
Ermal Mamaqi: Nuk dua të komentoj fare kërcimin…dua të shpreh keqardhjen, e mora vesh para pak minutash, më vjen keq nuk e pashë festivalin, por më erdhi shumë keq që ti nuk ishte kualifikuar në finale Orgesa. Si ka mundësi?
Orgesa Zaimi: Çfarë mendon ti? Më thuaj?
Ermal Mamaqi: Nuk e di, mua më pëlqen shumë kënga jote.
Alketa Vejsiu: Ajo ishte nga këngët më të bukura të festivalit.
Ermal Mamaqi: Po si ka mundësi Orgesa?
Alketa Vejsiu: Orgesa është super këngëtare.
Ermal Mamaqi: Orgesa, unë dua që ti të mos dekurajohesh nga kjo ngjarje dhe të vazhdosh përsëri. /tvklan.al