Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një grua e cila ka rrëfyer historinë e jetës së saj të dhi mbshm e dhe peripecitë që ka kaluar gjatë martesës së parë.
Ajo nuk kishte një jetë të lumtur me burrin. Tentuan të jetonin në Greqi për një jetë të mirë, por ai e torturonte atë duke e çuar të jetonte në një kotec me pula në Greqi. Pasi u kthyen nga Greqia ajo filloi të kishte sërish probleme me vjehrrin. Vjehrri e akuzo i nusen sikur po e tradhëtonte burrin me të vëllain dhe kjo ishte shumë e patolerueshme për të dhe vendosi të ndah ej.
Mirela Milori: Çfarë ndodhi pasi u kthyet nga Greqia?
Gruaja: Pasi u kthyem nga Greqia, burri tha që do blejmë një shtëpi, do lagohemi nga këtu. Lekë kishte mbledhur dhe donte që të largoheshim nga mali. E gjetëm një shtëpi në fshatin Vidhas e gjeti babai im, vajtëm e pamë, ishte 30 milion. Vëllai tha jep sa të kesh, të tjerat t’i jap unë dhe më pas rregullohemi. Shkon i thotë të atit dhe ai i thotë jo, pa e parë unë s’ke për të zbritur poshtë dhe si përfundim nuk pranoi që ta blinim.
Mirela Milori: Kur vendose të ndaheshe?
Gruaja: Ika tek tokat me kun atën dhe kunatin tim për të prashitur misër. Burri ishte në Greqi, ndërsa vjehrri e kishte marrë në telefon dhe i thotë ka ikur nusja me ku***n dhe me ku***rin aty tek misri, ky merr në telefon nga Greqia dhe më sh.an, gjoja se unë shkoj me kunatin.
Shkoj në shtëpi dhe i them çfarë i ke thënë atij dhe vjeherri thotë atë që ke bërë ti. Çfarë bëra unë, unë isha tek tokat, mora dhe djalin që ishte i vogël së bashku me kunatin dhe kunatën, ai është djali jot, i thashë. Aty u ngrit, kishte një shkop dhe po më gju ante, i thashë pse po më gjuan? Sepse ike me ata më tha, nuk të duhet të ikësh me ta, i thashë me kë të iki sepse ishte shumë larg. Aty vendos të largohem dhe kthehem tek njerëzit e mi. Vjehrri u gëzua shumë që u ndamë ne.