Antonela Berisha ka reaguar pas deklaratës së Big Mamës ku tha se ajo nuk ishte artiste.
Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një loje në emisionin “Zemër Luana”. “Ajo nuk është artiste. E di gjithë Shqiptaria. Antonelën nuk e duroj. Ofendohen artistët nëse e krahasoj atë me artistët”, tha Big Mama.
Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, Antonela shprehet se këngëtarja po sillet si një gjimnaziste me veprimet që bën ndaj saj. Mes të tjerash, ish banorja e “Big Brother VIP” shprehet se e vetmja kohë kur Big Mama kishte rëndësi ishte top festi i 2005-ës.