“Amanet për të gjithë ne”, miqtë thirrje për dy fëmijët jetimë të avokates Denisa Daka: Tu blejmë një shtëpi, i harxhuan kursimet për kurimin e nënës

Avokatja Denisa Daka u nda nga jeta pasi nuk arriti të mposhtë sëmundjen nga e cila vuante prej kohësh.

 

Ajo mbylli sytë përgjithmonë, por mbrapa la një dhimbje tepër të madhe dhe dy fëmijët e saj të cilët tani ngelën pa nënën e tyre dhe pa babain, pasi avokatja po rriste e vetme dy fëmijët e mitur.

 

Sot dy fëmijët e saj, janë pa shtëpi dhe pa të ardhura, pasi familjarët harxhuan të gjitha kursimet për kurimin e saj, i cili fatkeqësisht nuk arriti ti shpëtonte jetën.

 

Fondacioni Fundjavë Ndryshe së fundmi ka ndërmarrë një inciative për të mbledhur fonde nga të gjithë ata që kanë mundësi, për tu ardhur në ndihmë fëmijëve të avokates të cilët nuk kanë një banesë ku të qëndrojnë.

 

Nisma është hapur prej dy orësh në faqen e dhurimeve “gofundme” dhe deri më tani janë mbledhur mbi 2 mijë dollarë.

 

Nëse doni të kontibuoni dhe të ofroni ndihmën tuaj aq sa keni mundësi , “KLIKO KËTU”.

 

Kujtojmë se avokatja Denisa Daka humbi jetën nga një sëmundje dhe se kishte nevojë për transplant të palcës. Daka ishte e njohur edhe për media për shkak se shpesh denonconte fenomene të ndryshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME