Historia e trishtë e këngëtarit Gëzim Nika: Gjyshin ma pushkatuan serbët, gjyshen ma internuan. Ruajta fshehurazi eshtrat e djalit që vdiq

Këngëtari Gëzim Nika ka treguar historinë e dhimbshme të internimit të familjes. I ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ai thotë se gjyshin ia kanë pushkatuar në Pejë serbët, ndërsa gjyshen e kanë internuar në Tepelenë, Tropojë e Kukës.

 

Ai tregon se eshtrat e një prej fëmijëve që i kishte vdekur, i kishte ruajtur të mbështjella në një lëkurë dhe kur e pyesnin apo kontrollonin, thoshte se kishte rroba fëmijësh.

 

“Në ’97-ën u larguam bashkë me familjen. Mos të përsëritet ajo ’97-a jo vetëm për ne por për askënd në botë. Ajo jeta atëherë mund të quhet burg i mirëfilltë sidomos familja jonë se kanë qenë të internum, të pushkatum, mohu shkollat. Për gjyshen, është njeriu më i madh për mua edhe kush e ka njoftë, kam pas fatin që ta kem gjyshe, po të mos ishte ajo ne s’do ishim fare.

 

Gjyshin e pushkatua në Pejë serbët dhe e morën gjyshen 30 vjeç me katër fëmijë e çuan në Tepelenë, nga aty në Tropojë, në Kukës, Berat 3 muaj e gjysmë , kampet e Tepelenës. I vdiq djali, kishte dy djem dy vajza, e futi në një varr bëri një shenjë, mori djalin e futi në një lëkurë, e mbështolli duke e ly me raki duke e mbajt 6 javë, edhe kur e kontrollonin thoshte kam disa rroba fëmijësh, mbajti në dhomë eshtrat,”- u shpreh artisti.

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj, vitin e kaluar theu rekorde turistike gjatë dhjetorit, duke tërhequr vizitorë nga brenda dhe jashtë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...