Situata mes Razimit dhe Diturisë, kunatës së tij vijon të jetë tepër e nxehur në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Nga problematika mes tyre për shtëpinë, e cila është arsyeja pse kanë ardhur në rubrikën nga program “E diela shqiptare” në Tv Klan, ata kanë nisur të përmendin detaje nga mëria e grumbulluar e konfliktit 10-vjeçar.
Dituria e akuzon Razimin se për shkak se ai ka përfituar letrat e legalizimit, ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të saj, ndërsa nëna e ka mbështetur. Nga kjo del që Dituria nuk flet me nënën e saj dhe Razimi thotë se në fakt, vajza është zënë keqazi me të ëmën.
Dituri: Razim, Portokalle, Made i shtinë letrat në dorë, si letrat e shtëpisë time dhe letrat e vëllait tim. Ka goditur vëllain, nusen e vëllait. Pse duhet të rrijë vëllai im me qera në Durrës duke patur shtëpinë? Sa herë e ka goditur nusen e shtëpisë? Edhe zonja Made e ka toleruar.
Eni Çobani: Pra zonja Made është nëna juaj? Se është shumë e çuditshme. Pra nuk flet me mamanë ti?
Razim: Ke ardhur për nusen apo për veten tënde?
Dituri: Zonja Eni, do doja ta kisha këtu atë zonjë Made, ta kisha këtu përpara publikut.
Eni Çobani: Me zonjën Made nuk e dinim ne që kishit këtë problem. Zonjën Made e përshëndesim. Nëse ajo e gjykon që mund të jetë në seancën e ardhshme mund të vijë sepse po më habit. Ju nuk flisni me nënën tuaj, të lutem!
Dituri: Fare zonja Eni se i ka sjellë problemet ky.
Razim: E zuri për leshi kjo!
Dituri: Për letrat e shtëpisë zonja Eni!
Razim: E zure për tubin e ujit, mos gënje! E zure për tubin e ujit dhe ka ardhur çuni im e të ndau! E zure për leshi nënën!/tvklan.al