Veç fyerjeve, tashmë mes dy kunetërve në “Shihemi në Gjyq” kanë nisur edhe akuzat. Razimi i thotë kunatës së tij në studion e “E diela shqiptare” në Tv Klan se ajo ka hedhur acid në depozitën e shtëpisë. Duke qenë se familjet e të dyve jetojnë në të njëjtën shtëpi, por në kate të ndryshme, sipas tij, Dituria ka bërë këtë vepër.
Razim: Se m’u kujtua një gjë tjetër. Kur janë bërë shtëpitë, kur ka bërë dasmën e çupës kjo, ka hedhur acid në depozitë dhe gruaja ime është bërë, i ka rënë lëkura copa.
Dituri: E ka të sëmurë zonja Eni atë.
Razim: Ti hodhe acid se m’u kujtua tani! Ti!
Eni Çobani: Por kjo është shumë e rëndë nëse i ka hedhur acid. Razim, e ke provuar ti se është shumë e rëndë kjo.
Dituri: Nuk është e vërtetë! Depozitën jam detyruar e kam lidhur unë me rrobë se e zbaërthen ky! Në qoftë se unë kam hedhur acid, më vraftë i madhi Zot!
Razim: Mos derdh ujë në mes të Korrikut se është çarë soleta nga uji!/tvklan.al