Avokati i njohur zbulon me urdhër të kujt u godit Berisha

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar sulmin ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha një ditë më parë. Gjatë një interviste, Gjokutaj, ka renditur tre elementët që tregojnë se ai akt është një sulm i mirëfilltë ndaj kryetarit të PD.

 

Ndër të tjera, Gjokutaj shtoi se dokumenti mjekësor i agresorit, Gerti Shehut, është një shpikje e gatuar në “kuzhinën” e PS.

 

“Ngjarja e djeshme, po ta shikosh në mënyrë objektive, në kushtet e një përplasje të mazhorancës e opozitës dhe një qëndrimi tejet të ashpër të mazhorancës dhe opozitës, ka një shpjegim, logjikë. Ka një parathënie të saj para kësaj proteste.

 

Këtu janë tre elementë, kemi të bëjmë me perceptimin popullor, ndërkombëtar dhe trajtimin ligjor, çështje më vete. Nga perceptimi popullor kjo është tronditëse, goditja e kryeopozitarit, një kryetari opozite që ka 30 vite në politikë, ka qenë për kurrikulën e tij kryetari i parë i opozitës shqiptare që goditet në një manifestim, protestë krejt paqësore.

 

Perceptimi ndërkombëtar, kam lexuar disa, edhe BILD që shkon më tutje që thotë sulm ndaj shefit të opozitës gjatë vizitës së Scholz që e cilëson Shqipërinë vend të korruptuar dhe të drogës.

 

Tek trajtimi ligjor i saj, patëm një letër bakalli të gatuar në kuzhinën politike të Partisë Socialiste, tipike për pazëllin e stilit komunist.

 

Shpikje e paramenduar që kur të ndodhë ngjarja ta kenë letrën të gatshme për t’i thënë opinionit publik që kemi të bëjmë me një delikuent që s’është koshient për veprimet që kryen”, tha Gjokutaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME