Numri i emίgrantëve që kthehen në atdhe kur vijnë festat, është vërtet i madh.
Ata kthehen të festojnë me të dashurit e tyre. Kanë mall si për vendin ashtu edhe për njerëzit por kanë edhe një “hall” tjetër. Ata e dinë që të vish në vatan, duhen lek.
Pa një tufë me lekë me vete, nuk ka as pritje të ngrohtë familjare e madje as respekt e mirëseardhje nga familjarët të cilët presin momentin kur do futet dora në xhep.
Një emίgrαnte si kjo që do të shihni në video, duket se ka rënë në hall të madh. Ajo tregohet në video, i kishte ndarë paret për pushime, por paraprakisht i numëron se kujt duhet t’ua japë që në ditën e parë kur shkel tokën amë.
“E shkreta unë…mezi I kam nda nja 1 mijë euro por, 100 duhet me ia dhanë nanës, 100 babës, 200 vllaut se nuk del në aeroport, 100 kunatës se në vend i kërcasin unazat e shpinës e nuk na bon bukën, 100 motrës së madhe, 100 motrës tjetër…
E çka po më mbesin mua veç 300 euro. E me 300 euro a kalohen pushimet oj motër?” thotë gruaja me origjinë Kosovare, në video..
Por në e dimë që është kështu gati për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit, kur kthehen pretendohet prej tyre gjithmonë diçka, duke harruar sa lodhen ata andej ku rrojnë e punojnë.