“Do hakmerrem”, burri për bashkëshorten: Nuk ka shans më me mua, më akuzon padrejtësisht

Bashkëshortja e tij e ftoi zotin Idajet në një seancë ndërmjetësimi për shkak të një konflikti pronësie.

 

Zonja Shqiponj, ka thënë në rubrikën Shihemi në Gjyq”, në emisionin “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan, se burri i saj i ka dhënë firmën të vëllait dhe tashmë ajo ka mbetur pa shtëpi.

 

Mirëpo, zoti Idajet shfaqet i nxehur me bashkëshorten e tij për arsyen se ajo e ka thirrur në këtë seancë ndërmjetësimi publike dhe shprehet se për këtë do hakmerret ndaj saj.

 

Berolda: Zoti Idajet. Ju sot përballë keni bashkëshorten tuaj e cila thotë se nuk do jetoj më me ju. Kaq keq kanë shkuar gjërat?

 

Idajeti: Unë ndihem shumë i fyer që bashkëshortja ime më ka ftuar këtu sot dhe unë ndaj asaj do hakmerrem sepse më akuzon padrejtësisht.

 

Berolda: Meqenëse ndërmjetësimi është një mundësi ribashkimi unë uroj që ta zgjidhni deri në fund këtë çështje.

 

Idajeti: Jo, kjo nuk ka shans, sepse ajo mua më akuzon padrejtësisht. Unë e them publikisht. Nuk ka shans kurrë më me mua.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME